Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz ka konfirmuar vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, në Gaza.
Sinwar, një figurë kyçe në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve të 7 tetorit ndaj Izraelit të vitit të kaluar, raportohet se u vra në një sulm ajror izraelit në një strehë të kthyer në shkollë, në Jabalia në Gazën veriore.
Më shumë për konfirmimin e vdekjes së Sinwar nga Israel Katz, erdhi me një mesazh personal për dhjetëra homologë të tij në mbarë botën.
Ai thotë se lideri i Hamasit u vra nga ushtarët izraelitë sot, duke e përshkruar atë si “kryetarin e masakrës dhe mizorive të 7 tetorit.
“Kjo është një arritje e rëndësishme ushtarake dhe morale për Izraelin dhe një fitore për të gjithë botën e lirë kundër boshtit të së keqes të Islamit radikal të udhëhequr nga Irani. Eleminimi i Sinwar hap mundësinë për lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe hap rrugën për një ndryshim që do të çojë në një realitet të ri në Gaza, pa Hamas dhe pa kontroll iranian”, tha ai.