MENU
klinika

“Ja çfarë ligji u shkel“

Karamuço: Rruga nacionale nuk është vend për tubim”

30.10.2024 - 11:20

Eksperti kriminalist, Ervin Karamuço tha në “Now me Erla Mëhillin” se protestuesit e opozitës kanë realizuar mosbindjen civile duke shkelur ligjin e tubimeve.

Ai tha se ky ligj njeh tre vende për vendin se ku organizohet tubimi por në mënyrën se si bëhet kërkesa për të organizuar atë ka një “kleçkë ligjore”.

“çfarë ligji u shkel sot. Ne kemi një ligj për tubimet. Ky ligj njeh tre vende ku mund të bëhet tubimi: sheshet publike, sheshe dhe mbikalime të tjera publike urbane dhe sheshe private, për këto dy të fundit duhet njoftuar.

Këtu ka një problem se njëherë thuhet duhet kërkesë njëherë njoftim. Kjo gjë ka mbetur pezull dhe nuk respektohet e drejta e qytetarit, por interpretohet sipas njërit apo tjetrit pushtet”,-tha Karamuço.