MENU
klinika

“Presidenti turk i tregoi për zyrën e tij përrallore…“

Karamuço tregon prapaskenat e bisedës mes Begajt dhe Erdogan

11.10.2024 - 08:59

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka treguar në studion e “Top Story-t” prapaskenat e bisedës mes presidentit Bajram Begaj dhe atij turk, Erdogan, për bisedën në lidhje me zyrat e reja të Presidencës. Karamuço tregon se në Tiranë po diskutohet dhe është një projekt serioz për të ndërtuar zyrën e re të presidentit, me hapësira të mëdha.

“Që kur ka hyrë presidenti Erdogan ka përmendur zyrën e vet në Ankara që është përrallore, nuk krahasohet me këtë që mendojmë ne të bëjmë. Ajo zyrë që na kanë bërë rusët duhet të ndryshonte.

Ajo sallë ku do bëhej pritja nuk ishte e madhe për të gjithë. Këtu nisi diskutimi, është përmendur ‘pse nuk bëni diçka me të madhe?’. Është një diskutim që e ka bërë Putin me presidentin Bush në lidhje me makinat. Është i njëjti diskutim që bëhet në paradhomë para se të futesh në debat serioz. Është nxjerrë nga konteksti, mund ta bëjë kushdo atë diskutim”, tha eksperti.