Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 nën moderimin e Nisida Tufës, foli sot për arrestimin e Ilir Metës, teksa zbuloi informacione nga qëndrimi i Metës në burg.
Gazetarja tha se Meta qëndroi dy ditë në observim, pra në izolim, ndërsa tha se kërkesa e tij ka qenë që të ketë mundësi të bëjë palestër në qeli.
Më tej ajo tregoi se gjatë orarit të ajrosjes Meta ka qëndruar gjatë gjithë kohës i vetëm.
Klodiana Lala: Zoti Meta qëndruar dy ditë në observim, dhoma izolimit…Ai është kontaktuar atje nga Gjokutaj dhe djali që i ka çuar ujë dhe veshje. Burgu 313 nuk është institucion i lehtë aty ka të burgosur emra shumë të njohur të botës së krimit. Kërkesa që ka pasur Meta në burg ka qenë për një ambient ku të bëjë palestër. Sektori që është përzgjedhur të qendrojë Meta është sektori ku janë ish zyrtarë apo ish funksionarë që janë të dënuar për vepra penale, ..Gjatë kohës së ajrimit ka qenë gjatë gjithë kohës i vetëm. Për momentin do të qendrojë në një kohë të paracaktuar te 313. Nuk ka shfaqur problematika shëndetësore.