MENU
klinika

Vetëm 1 polic i përjashtuar

Konfirmohen në detyrë 32 drejtues në vetëm 10 muaj Vetting

19.10.2024 - 16:40

10 muaj nga nisja e procesit të Vettingut, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore duket se po ecën më ritme të shpejta

Pas miratimit të komisioneve që udhëhiqen nga AMP në filtrin e këtyre të fundit kanë kaluar 33 drejtues

Për 32 prej tyre treshja e vlerësimit ka dhënë përgjigje pozitive dukë i konfirmuar në detyrë.

I vetmi deri më tani që është përjashtuar për shkak të Vettingut është Theodhori Gravani pasi u gjet i përshtatshëm për të ushtruar detyrën.

Ndërsa ish drejtori i Lezhës Vehbi Bushati ka zgjedhur me dëshirë për tu larguar me qëllim mos nënshtrimin e procesit.

Ndërkohë procesi i Vettingut është ndërprere për 12 ish drejtues pasi nuk janë subjekt i nënshtrimit të këtij procesi.

Ndërkohë AMP në javët në vijim do të shpallë vendimin edhe për 3 drejtues të tjera për të cilën kanë dhënë shpjegimi para komisionit të vlerësimit

I pari që iu nënshtrua këtij procesi ishte drejtori i Shkodrës Edmond Sulaj që pasi u verifikua në tri kritere rezultoi i pastër.

Pas shortit të hedhur nga ish ministri Bledi Cuca me 11 prill 2023 u përcaktuan 36 subjektet e para të vlerësimit. E ndërsa po me këtë mënyrë do të veprohet edhe me drejtuesit e tjerë./oranews