MENU
klinika

Zbulimi i magazinës me drogë

Korçë, gratë e arrestuara u kapën në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike!

24.10.2024 - 19:29

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me magazinën me drogë në Korçë e cila u zbulua gjatë një operacioni policor ditën e sotme (24 tetor).

Mësohet se në pranga deri më tani kanë rënë 6 persona, mes tyre edhe gra. Gratë, të cilat nuk banon në Korçë, janë arrestuar në flagrancë teksa po përpunon lëndën narkotike.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se magazina ka shërbyer si vend dytësor, pasi dyshohet se ka një vend tjetër jashtë Korçës ku dërgohej para se të dilte në treg për shitje.

Doga e sekuestrua është duke u peshuar dhe dyshohet se është në sasi të konsiderueshme.

Aksioni policor ka ardhur pas një hetimi disa javor dhe pritet që në pranga të bien dhe persona të tjerë të lidhur me këtë aktivitet të paligjshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN