Kreshnik Spahiu i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të mos pranojë takimin me Fredi Belerin pasi është subjekti i ligjit të dekriminalizimit. Pavarësisht se është eurodeputet, Rama nuk duhet ta takojë Belerin sipas Spahiut pasi rezulton ende fajtor megjithë dënimin e përfunduar.
‘I bëj thirrje kryeministrit Edi Rama të ketë respekt për veten, kushtetutën, ligjet që ka votuar në parlament dekriminalizimin. Mbi këtë respekt të refuzoj takimin me Fredi Belerin, është subjekt i ligjit për dekriminalizimin. Është ende fajtor, rezulton si subjekt që përjashtohet nga politika.
Edi Rama nuk mund të trajtoj disa subjekte të nënës dhe disa të njerkës. Po të ishte një politikan tjetër shqiptar dhe do ishte i përjashtuar nga politika Edi Rama nuk do e priste në zyrë. Për këtë arsye nëse ka treguar dinjitet në kohën kur ai u arrestua duhet ta çojë deri në fund për të mbrojtur imazhin.’