MENU
klinika

“Të ndiqet shembulli i Maqedonisë së Veriut“

Kriza e pensioneve/ Ponari: Pensionet private, zgjidhja e duhur!

28.10.2024 - 18:19

Një temë shumë e diskutuar ditët e fundit është edhe kriza e pensioneve.
Por zgjidhja është e thjeshtë: pensioni privat.
Kështu u shpreh Avni Ponari, CEO i SIGAL UNIQA, në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Wake Up”.
“Pensionet private janë sot shumë të rëndësishme dhe shumë komplementare për të githë njerëzit sepse ato krijojnë një mundësi tjetër.
Sot në SIGAL janë rreth 200-300 veta që marrin pension privat, që kanë hyrë në skemë para 15 vjetësh. Sepse këtu del 60 vjeç. Dhe marrin 400, 500, 700, 800 mijë leë në muaj. Përveç pensionit shtetëror, që mund të jetë 200, 300. Sepse në pension privat ti investon për veten. Paratë num të humbasin dhe janë të tradhëgueshme. Në sigurimet shoqërore ti paguan për të tjerët”, u shpreh Ponari.
Ai ftoi qytetarët që përmes pensionit privat të përfitojnë edhe nga lehtësirat tatimore që ai mundëson.
“Duke qenë pjesë e ekonomisë së tregut, secili duhet të mendoj pak për veten e tij. Pra, ekziston pensioni privat. A duhet ta bëjnë? Shteti ka krijuar incentiva. Deri në 480 mijë lekë mund ti heqësh nga rroga dhe ti çosh te pensioni privat dhe nuk taksohesh. Dhe ti nëse 10 vjet i çon këto para te pensioni privat atëherë ti ke një pension privat mbi 500 mijë lekë në muaj gjatë gjithë jetës.
Ata që kanë paga të larta shmangin 23%-shin, shmang disa taksa sepse është e pataksueshme. Ta ka krijuar këtë mundësi”, vijoi ai.
Në përfundim, Ponari mori si shembull reformën e ndërmarrë nga Maqedonia e Veriut si zgjidhja më e mirë e krizës së pensioneve.
“Reforma e zgjidh këtë problem. Maqedonia e Veriut ka kolonën e dytë që do të thotë, nga ai 27% që paguajmë nga paga, 23% shkojnë te sigurimet shoqërore dhe 4% te pensioni privat. Vetëm ne dhe Serbia nuk e kemi. Kjo reformë do ti jepte zgjidhje përfundimtare dhe çdo qytetar do të kishte dy pensione. Sigurimet dhe pensionet private, së bashku, krijojnë pavarësinë e njeriut. Sepse nëse ti ke një sigurim, një pension, një sigurim shëndeti, ke githçka, ti nuk ke nevojë të shkosh as te ministria e shëndetësisë, as te kryetari i bashkisë, por do shkosh te agjencia apo kompania e sigurimeve dhe do u thuash mu përmbyt shtëpia, mu dogj shtëpia, do shkoj në spital…”
INTERVISTA E PLOTË