MENU
klinika

Zbarkojnë 636 turistë

“Seven Seas Voyager”, ankoron në Durrës

01.10.2024 - 12:15

636 turistë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, me kroçerën “Seven Seas Voyager” e cila po realizon një tur javor në Mesdhe.

Kroçera, një prej më të mëdhave që është ndalur në Durrës, ka lundruar gjatë natës nga Korfuzi, ndërsa mbrëmjen e sotme pritet të vijojë itinerarin e saj drejt Malit të Zi.

450 prej turistëve janë amerikanë, ndërsa pjesa tjetër janë brazilianë, kanadezë, australianë, etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi i Klosit

‘Harrojini zaptimet e plazheve’