MENU
klinika

U dërgua në paraburgim pas arrestimit

Kush e vizitoj Ilir Metën në orët e pasdites

21.10.2024 - 19:46

Ilir Meta u arrestua mesditën e sotme me urdhër të SPAK, rreth 1 orë para se ai të shfaqej në një konferencë të njoftuar për mediat.

Meta u arrestua nga agjentët e BKH-së dhe Operacionales në vendin e njohur si Kthesa e Kamzës. Policia e Shtetit në një njoftim tha se Meta ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës dhe ka fyer agjentët, duke justifikuar në këtë mënyrë nxjerrjen forcërisht nga automjeti të Presidentit të Partisë së Lirisë.

Fillimisht Ilir Meta u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe rreth orës 15:00 u transferua në atë që njihet si blloku i sigurisë, në rrugën Mine Peza.

Gazetari, Igli Çelmeta tha se Ilir Meta ndodhet i vetëm në dhomën e izolimit, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të transferohet në paraburgim. Ai tha se të drejtën për të takuar Metën e ka vetëm avokati i tij.

Ndërkohë në një video të siguruar nga Çelmeta shfaqet avokati Genc Gjokutaj dhedjali i ish-Presidentit që ndodhen në pritje për të takuar Metën.