MENU
klinika

Kërkoi lirimin nga burgu

Kush është gjyqtari që do vendosë ‘fatin’ e Ervin Salianjit

02.10.2024 - 18:40

Pas kërkesës së avokatëve të Ervin Salianjit, Gjykata e Lartë ka hedhur shortin dhe Sokol Binaj është caktuar gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen. Gazetarja Anila Hoxha raporton se nuk është caktuar ende data, ndërkohë që Gjykata e Apelit nuk e ka zbardhur ende vendimin në të cilin deputeti Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë.

Kërkesa e dorëzuar në Gjykatë teksa Salianji është në burgun e Fierit ka si objekt: “Pezullimin e ekzekutimit të Vendimit Nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.” Avokatët e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji dorëzuan në Gjykatën e Lartë një kërkesë për pezullimin e vendimit të dënimit me 1 vit burg.

Avokatët i kërkojnë Gjykatës së Lartë të marrë në konsideratë faktin se “që si në kohën e kryerjes së denoncimit e po ashtu edhe aktualisht ai është në cilësinë e deputetit të Partisë Demokratike, deklaratat e tij duhet të vlerësohen në funksion të përmbushjes së funksionit të tij politik dhe të lirisë së shprehjes të mbrojtura nga neni 10 i Konvetës Europiane të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetuta e Shqipërisë.

Në këtë kërkesë po ashtu avokatët e Salianjit thonë se “vlen të theksohet fakti se ekzekutimi i këtij vendimi, është iniciuar pa u arsyetuar, por vetëm me dispozitiv (vendim i shkurtuar), format ky që nuk njihet nga Kodi Procedurës Penale apo nga ligji, “Për ekzekutimin e vendimeve penale”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputeti demokrat: Fushatën do ta bëj nga qelia!

Apeli vendos 1 vit burg për Salianjin