Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha dhe partneri i saj Vis Bajraktari kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare një ditë më parë, në një ceremoni të vogël, me rreth 200 të ftuar.
Rregullat ishin strikte dhe nga dasma nuk ka dalë asnjë foto apo video. E vetmja gjë që dimë është se eventi do të zhvillohej në ambientet e “Sheraton”, por s’ka asnjë foto të Lorit nuse.
Megjithatë janë zbuluar disa nga të ftuarit si Elvana Gjata, Grida Duma, Linda Rama, Ajola Xoxa, Tom Doshi, Armina Mevlani, Xhemi Shehu, Ori Nebiaj, Valdrin Sahiti, Eno Popi, Bora Zemani etj.
Artistët e përzgjedhur për të kënduar në dasmën e Lorit ishin Elita 5, të cilët sollën hitet e tyre për të gjithë të pranishmit dhe Albërie Hadërgjonaj, e cila u kujdes të ndizte atmosferën me këngë të gëzueshme dasmash. Dj Benito, ishte gjithashtu pjesë e gëzimit të çiftit, të cilët e shijuan çdo moment duke kërcyer në pistë.
Ajo që ra në sy ishte mungesa e Arbana Osmanit, e cila ka postuar foto nga Londra, ku ndodhet me pushime (në dasmën që kjo e fundit bëri një vit më parë, ishin Lori dhe Sara). Ndërkohë vajzat e emisioneve të Arbanës, Petrina Gorica, Kristina Mere etj, ishin të ftuara dhe kanë postuar detaje si lule apo fustan.
Nuk e dimë ende nëse Lori do të publikojë ndonjë foto por disa javë më parë, në një mbledhje me stafin ajo ka treguar se është celebruar zytarisht: “Më në fund prezantohem si zonjë, kam gjithë këto vite zonjushë. Është shumë formale për ky sot, por më në fund ndihem sikur e drejtoj këtë televizion vërtet. Më në fund ju shoh dhe e ndiej gjithë këtë ndjesi të mirë, këtë trashëgimi e ndiej të përbashkët”, ka thënë Lori.