MENU
klinika

Mes tyre pronari dhe bashkëpunëtori i tij

Magazina ku thahej droga, kush janë 4 të arrestuarit

25.10.2024 - 10:15

Policia ka vendosur në pranga 4 persona pas zbulimit të magazinës në fshatin Voskop ku thahej droga dhe përgatitej për t’u shitur.

Në prangat e uniformave blu kanë rënë pronari i magazinës Andon Demirshan, bashkëpunëtori i tij, Gentian Guri dhe dy të tjerët Anesti Burda e Redion Hamitaj.

Ndërkohë janë marrë nën hetim 3 shtetase për moskallëzim të krimit. Të arrestuarit dhe 3 punonjëset e marra nën hetim raportohet se janë kapur në flagrancë brenda ambienteve të amgazinës.