MENU
klinika

“Bëni armët gati dhe qëlloni në mish“

Mark Nika zbulon regjistrimet e gardistëve të 21 Janarit

09.10.2024 - 13:11

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, njëri nga 4 të vrarët në bulevard gjatë protestës së 21 janarit 2011 në një intervistë ekskluzive për Report Tv i kërkon SPAK të mos vonojë hetimet për të zbardhur zinxhirin e vrasjes së këtij krimi shtetëror.

“Kasetën e kishim ne dhe e dorëzuam në SPAK. Kaseta është 34 minuta. Janë bisedat që janë bërë mes komandës dhe ushtarët e gardës. Skenari ku do të vendosën e kur do të qëllojnë. I bëj thirrje SPAK të marrë masa të hetojnë sa më parë sepse provat veninet nëse nuk hetohen me shpejtësi. Thirrje SPAK të merren masa të hetohjnë sa më parë.
Kasetën 34 minutëshe e konsideron si mbretëresha e provës dhe zbulon cfarë ka ajo.

“Kjo është prova kryesore. Mbretëresha e provës. Është bërë vrasje me urdhër jo nga pakujdesia. Në kasetë dëgjohet të thotë: Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish. Ky është zëri i Ndrea Prendit. Pastaj i ka ndërprerë zjarrin dhe pasi është vrarë është larguar garda.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Na ka rënë në dorë kaseta audio, ku flitet për…”

Familjarët e viktimave të 21 janarit nuk besojnë Prokurorinë e Tiranës

Hoxha zbulon një dosje të re që po hetohet nga SPAK

“Kaseta e ’21 Janarit’ do hedhë poshtë vendimin e gjykatave”


“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!