MENU
klinika

Një ditë pas protestës në Kuvend për burgosjen e Salianjit

Mblidhet ‘Federata e Opozitës’! Çfarë pritet të ndodhë

01.10.2024 - 10:00

Një ditë pasi opozita protestoi në Kuvend dhe jashtë saj, duke djegur karriget e tyre, sot është njoftuar mbledhja e Federatës së Opozitës, e cila do të ketë në fokus aksionin opozitar dhe protestën e 7 tetorit. Kujtojme që Partia Demokratike ka deklaruar ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me mazhorancën, ndërsa një ditë më parë në shenjë revolte deputetë të opozitës kanë djegur një pjesë të karrigeve në shkallët e Parlamentit.

Në 7 tetor, ora 18:00, PD ka thirrur një protestë në Tiranë, e cila pritet të nisë para godinës së Kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllkojnë akset rrugore, kryqëzime apo arterie rrugësh, në një formë të mosbindjes civile. Opozita akuzon Kryeministrin Edi Rama lidhur më dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili prej të premtes ndodhet në burgun e Fierit.

Dogjën karriget në oborrin e Kuvendit

Policia çon në SPAK deputetët e PD! Zbardhet akuza

Hoxha tregon mesazhet e mbërritura në telefonin e tij

Kush e shantazhon Gaz Bardhin?

“500 euro/dita për ekranin poshtë ballkonit të Berishës”

Lapaj – deputetit të PD: Ku i gjeni lekët? Po makinat e fundit