MENU
klinika

Negociatat, Brukseli vihet në lëvizje!

Me 29-30 Tetor në Tiranë një delegacion europarlamentarësh

01.10.2024 - 11:40

Parlamenti Europian ka vendosur që të dërgojë në vendin tonë në fund të këtij muaji një delegacion me përbërje shumëpartike për të ndjekur nga afër situatën politike. Vendimi u mor në mbledhjen e parë të komitetit të ri të stabilizim asocimit.

Kryetar i këtij komiteti u zgjodh eurodeputeti i majtë italian Marco Tarquinio. Ai është po ashtu me përvojë mediatike. Gjatë fjalës së tij Tarquinio tha se do të jemi bashkëpërgjegjës për të përshpejtuar procesin e integrimit të plotë të Shqipërisë në BE. Më datë 14 Tetor ky komitet do të informohet në mënyrë konkrete dhe të detajuar mbi situatën politike në vendin tonë e tensionuar së tepërmi orët e fundit.

Këto zhvillime nga Brukseli përkojnë me vendimmarrjen e ambasadorëve të 27 shteteve anëtare për nisjen faktike të negociatave në datë 15 Tetor. Nuk është e qartë sesa do të ndikojë rikthimi i përplasjeve të dhunshme në Parlament dhe protestave masive në marrëdhëniet me Evropën e bashkuar.

Në mënyrë të vazhdueshme është kërkuar konsensus politik për reformat e integrimit pas vonesës gati dhjete-vjeçare që kur vendit tonë iu dha statusi si kandidat për anëtarësim në BE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hapen negociatat për kapitujt themelorë

Shqipëri-BE, “takim” në 15 tetor


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin