Drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, Ilir Proda pritet të marrë zyrtarisht detyrën këtë të enjte, gjithashtu bëhet me dije se është hapur gara edhe për drejtues Policie, në 12 qarqet e vendit.
Gara për drejtues qarqesh do jetë e hapur për 15 ditë dhe çdo kush që mban gradën drejtues mund të aplikojë.
Mësohet se pastërtia e figurës së kandidatëve do të verifikohet nga një Komisioni i Posaçëm, i cili është ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe çdo punonjës që ka gradën drejtues mund të aplikojë për të qenë një drejtues departamenti dhe për drejtues në 12 qarqet e vendit.
Kreu i ri i Policisë Ilir Proda mori firmën e emërimit të mërkurën në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe lajmi u njoftua nga Ministria i Brendshëm Ervin Hoxha në një dalje për mediat.