MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Mesataret e 3 sondazheve më të fundit në secilin nga shtetet kyçe për garën në SHBA

29.10.2024 - 18:40

Meqë falë sistemit elektoral presidencial në SHBA, gara është përqendruar aktualisht në 7 shtete kyçe ndër 50 shtetet e federatës amerikane, shumë faqe interneti mesatarizojnë sondazhet e ndryshme që zhvillohen në secilin nga këto shtete. Por disa prej tyre mesatarizojnë sondazhe të javëve të fundit, disa të muajit të fundit, ndërsa disa të tjera i selektojnë sondazhet bazuar në kritere të ndryshme statistikore.

Report TV dhe Shqiptarja.com, me ndihmën e satatisticienit Eduard Zaloshnja, do të mesatarizojë çdo ditë vetëm 3 sondazhet më të fundit në secilin nga shtetet kyçe për garën presidenciale në SHBA, si dhe do të paraqesë mesaren e ponderuar të marzhit të gabimit statistikor në secilin shtet.

Me siguri statistikore 99%, Kamala Harris shkon në Shtëpinë e Bardhë po fitoi edhe me vetëm 0.0001% epërsi në Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin. Përndryshe, ka disa skenarë në të cilët mund të fitojë si Trump, ashtu edhe Kamala.

Deri më sot, diferencat mes dy kandidatëve kryesorë janë goxha brenda marzhit statistikor të sondazheve në secilin nga 7 shtetet (shihni tabelën më poshtë).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN