MENU
klinika

“Duan t’i mbyllin gojën pasi denoncon krimin“

Mesazhet kërcënuese për Bardhin, eksperti Karamuço zbardh prapaskenat

06.10.2024 - 09:31

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka marrë pak ditë më parë një mesazh përmes aplikacionit ‘Signal’ që përmban emrat e dy eksponentëve të krimit të organizuar: Ervis Martinaj, i cili është i zhdukur, dhe Erigers Mihasi, i cili ka ndërruar jetë.
Ky zhvillim ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, duke ngritur pyetje mbi motivet dhe kontekstin e këtij mesazhi.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në një program televiziv, dha detaje mbi hetimet që po zhvillohen në lidhje me këto mesazhe drejt Bardhit.
Ai theksoi se aktualisht janë disa hetime që po ecin paralelisht, duke përfshirë një hetim nga Policia e Shtetit dhe një tjetër nga Anti-Terrori. Sipas tij, këto hetime përfshijnë analizën e IP-ve dhe identifikimin e personave të përfshirë.

“Janë disa hetime që po ecin paralelisht. Është hetim nga Policia e Shtetit, një nga Anti-Terrori, ku është IP-ja, ku është ku person dhe kë ka mbrapa. Informacione ka, por janë të rrugës operative dhe të arrestohen personat konkretë. Ndërkohë SPAK-u ka vendosur në dispozicion laboratorin më të mirë që ka, me ekspertë shqiptarë dhe izraelitë, për t’idalë deeri në fund kësaj pune.

Di t‘ju them që kjo është në vazhdën e asaj që po ndiqen nga ana e botës së së keqes për të shantazhuar, relativizuar, mbyllur gojën për këta njerëz që flasin me këto sisteme kriminale që kanë përfshirë shumë njerëz kur të dalin si të vërteta,” – ka shtuar Karamucho, duke nënkuptuar se situata është e ndërlikuar dhe se ka një përfshirje të gjerë të individëve në këto aktivitete kriminale.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin