MENU
klinika

Kush do e zëvendësojë?

Ministri i Brendshëm shkarkon nga detyra drejtorin e Gjendjes Civile

16.10.2024 - 13:57

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Gjendjes Civile, Vangjush Stavro.

Burime pranë Ministrisë se Brendshme bënë më dije se Vangjush Stavro pritet të emërohet në një detyrë tjetër.

Vangjush Stavro u emëruar në këtë detyrë në vitin 2021, ku pasoi Bledar Doracajn.

Ende nuk behet me dije se kush do ta marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, duke qenë një ndër institucionet e rëndësishme dhe të polemizuara në kohë zgjedhjesh.

Kujtojmë që vitin ardhshëm do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ndërkohë që për herë të parë pritet të votojnë edhe emigrantët që jetojnë jashtë vendit.

Drejtoria e Gjendjes Civile shpesh herë ka përfunduar në retorikën e sulmeve politike për shkak të listave zgjedhore dhe spostimeve të adresave të qytetarëve që në raste të caktuara kanë rezultuar për arsye elektorale.