Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në një studio televizive, tha se ajo që ndodhi të hënën nuk ishte mosbindje civile, por një protestë.
Sipas Kikisë deri më tani nuk janë parë elementë të mosbindjes civile, përveç deklarimeve të shpeshta nga PD-ja.
“Edhe sjellja në komision sot është pjesë e këtij kursi të ri për të pamundësuar seancat plenare, për të pamundësuar mbledhjet e komisioneve, për të pamundësuar jetën normale politike. Është zgjedhje e tyre, është pjesë e këtij objektivi politik.
Çështja e mosbindjes civile besoj se këtu ose ka lajthitje në emërtimin e aksionit politik, ose pritet t’i dalë koka mosbindjes reale.
Mosbindje civile nuk është ajo që ndodhi të hënë. Ajo që ndodhi të hënë është protestë. Mosbindje është refuzimi i shtetit në mënyrë qytetare.
Nuk kemi parë elementë të mosbindjes civile, përtej deklarimit të shpeshtë të PD, që thotë është fillimi i mosbindjes civile. Ajo që ka ndodhur deri tani është thjesht protestë.”