Protesta e opozitës do të nisë në orën 18:00, ndërkohë që Policia e Shtetit ka nisur zbatimin e planit të masave për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.
Raportohet se pas godinës së Ministrisë së Brendshme është instaluar një nga automjetet e blinduara që zakonisht përdoret për hedhjen e ujit me presion në rast të akteve të dhunës nga protestuesit.
Dhe gjithashtu efektivë të rendit po pozicionohen sipas një plani masash të paracaktuar.
Po kështu, një tjetër objekt që do të merret në mbrojtje është Bashkia e Tiranës. Gjithashtu kjo e fundit, krahas disa barrierave metalike që vendosen sa herë protestohet, do të jetë në vëmendjen e efektivëve të Policisë së Shtetit, ashtu si edhe të tjera institucione dhe godina qeveritare. Pas godinës së bashkisë, gjithashtu ka një stacionim të uniformave blu.