MENU
klinika

Vazhdon marshimi

Mosbindja civile dhe grupi i protestuesve mbërrin te selia e Parlamentit

07.10.2024 - 20:53

Grupi i protestuesve që udhëhiqen nga deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë zhvendosur te selia e Parlamentit.
Gjatë rrugës nga Bashkia e Tiranës te selia e Parlamentit një grup të rinjsh, që mbajnë maska në fytyrë, kanë thyer disa stacione autobusi dhe mbajtëse reklamash në rrugë, apo kanë shkulur disa tabela sinjalistike.

Tashmë grupi i protestuesve do të mblidhen para selisë së Kuvendit, atje ku gjithashtu janë stacionuar shumë forca policore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN