MENU
klinika

“Arsyet pse duhet protestuar kundër këtij regjimi“

Mosbindja civile zbarkon pasdite në rrugët e Tiranës, reagon Xhixho

29.10.2024 - 13:20

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale ka renditur arsyet se pse duhet protestuar sot në protestën që zhvillon PD, ku do bllokohen disa rrugë në vend.

Postimi i plotë i Xhixhos:

Sot të gjithë bashkë në protestë kundër:
Axhendës së shpopullimit që po zbraz fshatra e qytete
Çmimeve më të larta në rajon që po varfërojnë përditë qytetarët me pagat më të ulëta në Europë
Çmimit të naftës, më i shtrenjtë edhe se në Singapor

Talljes me pensionistët për 11 vjet dhe tashmë me indeksimin qesharak me vetëm 25 lekë në ditë
Korrupsionit të shtrirë në çdo degë të qeverisjes qendrore e vendore.
Vjedhjes së fermerëve përmes abuzimit me fondet

Kthimit të vendit në lavatriçe të parasë së pisët, duke e bërë të papërballueshme jetesën për qytetarët
Mungesës së mbështetjes për biznesin e vogël dhe taksimit të padrejtë
Përdorimit të drejtësisë si armë kundër kundërshtarëve politikë.
Dështimit të reformave arsimore që i ka kthyer fëmijët tanë në analfabetë funksionalë

Sistemit shëndetësor të rrënuar që nuk ofron shërbimet minimale, skandalit të Spitalit Onkologjik, në të cilin fëmijët me kancer nuk kanë ilaçe për kurim, çka e bën një krim shtetëror
Këto janë vetëm disa prej qindra arsyeve për të protestuar sot kundër një regjimi që e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme.
Të gjithë bashkë sot në orën 17:00, në akset kryesore të vendit!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Është pak të thuash rrëmbim”

Arrestimi i Metës, Xhixho: Trajtim çnjerëzor!