MENU
klinika

Beogradi, ‘zien’ pas refuzimit të bujshëm

Mungon në samitin e BRICS, Vuçiç poshtëron Putinin publikisht!

23.10.2024 - 11:00

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pas disa javësh dramatizim, vendosi të mos shkonte në samitin e BRICS, por dërgoi atje adashin e tij Vulin. Ajo që ishte thjesht një ide pas sulmit terrorist në SHBA në 2001 për të stabilizuar sistemin financiar, sot është një grup politiko-ekonomik me kapital dhjetëra miliarda euro dhe me ambicie për të tërhequr sa më shumë vende. Numri i anëtarëve është dyfishuar me hyrjen e Egjiptit, Iranit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Etiopisë, dhe numri i vendeve që kërkojnë të anëtarësohen gjithashtu po rritet. Sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, për momentin nuk ka interes për pjesëmarrje në këtë grup, përveç dy aleatëve politikë. Ndërsa politika boshnjake nuk e mbështet bashkëpunimin me BRICS apo ndonjë organizatë jashtë BE, ata mendojnë ndryshe në Banja Luka dhe Beograd. Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik, i cili po merr pjesë si vëzhgues, mori një ftesë për samitin në Kazan. Ndërsa Dodik në Kazan pret përgjigjen se si do të zhvillohet bota më tej, Serbia fqinje po luan ende një kartë të sigurt.

Arsyet e refuzimit

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e vonoi me ditë vendimin nëse do të merrte pjesë në samit, duke dramatizuar çdo hap, vetëm për të thënë një ditë para samitit se po dërgonte një delegacion për të përfaqësuar Serbinë për shkak të angazhimeve të tij. Pjesëmarrja e tij, siç thotë ai, mund të interpretohet si largim i Serbisë nga rruga evropiane, pavarësisht takimeve të paracaktuata me zyrtarë evropianë. Duke folur për arsyet pse nuk do të marrë pjesë në samit, Vuçiç ka folur për vizitën e kryeministrit të Polonisë, Donald Tusk, e më pas edhe të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Unë isha i sinqertë me presidentin rus Vladimir Putin dhe i thashë se nëse nuk do të kishte vizita të planifikuara, do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për mua të vija për shkak të gjërave të ndryshme që Putini i di dhe i thashë se shpresoj që ai të më kuptojë.”, tha Vuçiç për RTS.

“Agonia” serbe

Prandaj, presidentët e Serbisë dhe Rusisë nuk do të takohen as këtë herë. Meqë ra fjala, nëse do të dëshironte vërtet të shkonte në Kazan, Vuçiç do ta bënte këtë pasi vizita e Tusk në Beograd pritet sot dhe nesër, ndërsa takimi i BRICS do të mbahet deri më 24 tetor. Pikërisht për këtë shtrohet pyetja se çfarë fshihet pas gjithë kësaj dhe cilat janë saktësisht arsyet pse Vuçiç nuk shkoi në Kazan? Sipas Sreçko Gjukiç, ish-diplomat dhe ambasador i Serbisë në Bjellorusi, një takim me Vladimir Putin do të ishte një barrë e madhe për Vuçiçin, duke marrë parasysh të gjitha angazhimet që ai ka me anëtarët individualë të BE-së, veçanërisht me ato kryesoret. “Beogradi dhe Banjaluka duan të hanë nga të dy krahët. Dhe ai nuk mund t’i bëjë të dyja”, thotë diplomati Gjukiç, duke deklaruar se si Beogradi ashtu edhe Bosnja e Hercegovina kanë zgjedhur BE-në. “A vazhdon vërtet Serbia të ecë drejt Bashkimit Evropian, sepse edhe më parë, shumë kanë pasur mundësi të sigurohen që Serbia të insistojë vetëm formalisht në rrugën evropiane, ndërsa në thelb kjo nuk po ndodh”, thotë Gjukiç, duke theksuar se Vuçiç vazhdon “agoninë e politikës së jashtme serbe për t’u ulur në karrige të shumta, pavarësisht pretendimeve se ai ulet vetëm në karrigen serbe”.

Kritika në Beograd

Kolumnisti dhe autori i emisionit “Pa hezitim” Aleksandar Dikiç e cilësoi politikën ndaj Rusisë si skizofrenike. “Vendimi për të mos shkuar në samitin e BRICS, por për të shkuar në Sllovaki për samitin trepalësh të Serbisë, Sllovakisë dhe Hungarisë, ku do të takohejme “putinoidët” evropianë është pjesë e politikës së tij skizofrene ndaj Rusisë, e cila nuk mund të prodhojë rezultate . Ishte e nevojshme të gjendej mënyra e duhur për t’ia komunikuar këtë elektoratit pro-rus. Ai e di se me kë po flet dhe e di se si duhet t’i shpjegojë veprimet e tij”, tha Dikiç. Ai tha gjithashtu se është e pamundur të jesh në darkën gala në Bruksel dhe Uashington dhe më pas të shkosh në Rusi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë ndodh nëse presidenti refuzon

Vuçiç “mes dy zjarresh”/ Oferta historike nga Moska

Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit

Peagon për herë të parë presidenti serb

Presidenti Putin fton Vucic të marrë pjesë në BRICS


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat