Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pasi doli nga SPAK foli për shumë detaje në lidhje me dosjen ndaj saj dhe ish bashkëshortit Ilir Meta.
Në lidhje me takimin e një biznesmeni për fibrat optikë, Kryemadhi u shpreh se në banesë i ka shkuar edhe Rama, Berisha, Basha apo edhe Veliaj.
“Nuk jam njeri pa njeri unë”, tha Kryemadhi, duke theksuar se këta persona kanë ngrënë e kanë pirë në banesën e saj.
Kryemadhi: Te ajo shtëpi ka hyrë edhe Edi Rama, edhe Sali Berisha, edhe Basha edhe Veliaj. Te ajo shtëpi ka hyrë edhe Sokol Olldashi. Në shtëpinë time ka hyrë çdo gjë, cdo njeri, kanë ngrenë bukë kanë pirë dhe kafe, kanë hyrë dhe biznesmenë, pse ca jam unë njeri pa njeri.
Sa gazetarë më kanë kërkuar mua ndihmë, sepse ja hiqnin prindërit nga puna për motive politike. Kam ndihmuar dhe do ndihmoj cdo njeri, kush të më dalë në rrugë. Sa aktorë të Portokallisë më kanë kërkuar ndihmë mua, sepse i trajtonin sipas interesave. Është turp, ne një fshat i vogël jemi dhe njihemi me njeri tjetrin.