Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në një intervistë televizive, komentoi situatën aktuale në politikë, duke theksuar se opozita nuk e do integrimin për shkak të Sali Berishës që ndodhet në burg.
Ai theksoi se kërkesa e opozitës për një qeveri teknike nuk është e arsyeshme, pasi një e tillë kërkohet vetëm kur ka krizë parlamentare, gjë që sipas tij nuk ekziston. Ngjela e cilësoi opozitën si të dëshpëruar dhe me një kryetar non-grata në SHBA.
Shenjat janë që opozita e Saliut nuk e do integrimin dhe s’ka si e do se Saliu është në burg, i arrestuar nga SPAK. Këta janë të gjithë të trembur dhe janë në revoltën e frikës. Nuk ka shenja për qeveri teknike sepse duhet të ecim me profesionin dhe jo dëshirat. Parlamenti është numër, si do e bëjnë qeverinë teknike ata kur s’kanë forcë qeveritare. Ata kanë 85 deputetë.
Maxhoranca nuk është aktive se i ka të gjitha në dorë dhe gjendja ecën vetë dhe pse gjendja nuk është e mirë sepse s’ka opozitë. Këta do ikin dhe do na shpëtojnë prej tyre proceset e SPAK nëse e ka marrë seriozisht goditjen e krimit dhe korrupsionit, ndryshe do jemi gjithmonë nën pushtetin e tyre sepse janë të korruptuar dhe kanë marrë miliona.
Sipas tij, e djathta shqiptare është e dominuar nga figura non-grata, duke e bërë të vështirë që socialistët të mundin opozitën e përçarë. Ai theksoi se opozita nuk e do integrimin sepse Sali Berisha është në burg dhe se të gjithë janë të trembur nga proceset e SPAK.
Ngjela shtoi se Parlamenti është numër dhe opozita ka vetëm 85 deputetë. Maxhoranca nuk është aktive sepse ka të gjitha fuqitë në dorë, por gjendja nuk është e mirë për shkak të mungesës së opozitës. Ai përmendi se, nëse SPAK merr seriozisht goditjen e krimit dhe korrupsionit, atëherë mund të shpëtojë vendin nga këta të korruptuar që kanë marrë miliona.
Ai e konsideroi Partinë Demokratike si të dëshpëruar, duke thënë se nuk mund të fitojnë me 16-17% mbështetje. Sipas tij, ata e shkatërruan opozitën për shkak të kryetarit non-grata, i cili nuk largohet.
Ngjela përfundoi se politika në Shqipëri është në një nivel të ulët intelektual dhe se opozita ka nevojë për një lider të ri që të pranohet nga Amerika. Ai beson se shpresa e vetme është SPAK.
“Shenjat janë që opozita e Saliut nuk e do integrimin dhe s’ka si e do se Saliu është në burg, i arrestuar nga SPAK. Këta janë të gjithë të trembur dhe janë në revoltën e frikës. Nuk ka shenja për qeveri teknike sepse duhet të ecim me profesionin dhe jo dëshirat. Parlamenti është numër, si do e bëjnë qeverinë teknike ata kur s’kanë forcë qeveritare. Ata kanë 85 deputetë.
Maxhoranca nuk është aktive se i ka të gjitha në dorë dhe gjendja ecën vetë dhe pse gjendja nuk është e mirë sepse s’ka opozitë. Këta do ikin dhe do na shpëtojnë prej tyre proceset e SPAK nëse e ka marrë seriozisht goditjen e krimit dhe korrupsionit, ndryshe do jemi gjithmonë nën pushtetin e tyre sepse janë të korruptuar dhe kanë marrë miliona.
E kuptoni ku jemi, këta nuk kanë ardhur për Shqipërinë qëkur kanë ardhur në ‘92 në pushtet, kanë ardhur për veten e tyre. Këta e kanë krijuar këtë gjendje. Shqipëria është e majtë në esencë, kurse të djathtët nuk dinë të bëjnë politikë, i dominon non grata. Janë konflikte të brendshme në politikë që nuk të lejon të ecësh.
Ata duhet të bëjnë një kongres të nxjerrin një lider të iluminuar që ta pranojë Amerika. Rama e mban Saliun se e ka në favor për të fituar. Politika është personale, është lider dhe këta nuk kanë lider, ai duhet të ketë program të qartë që të di të prekë në ndjenjë shoqërinë shqiptare në funksion të mirëqenies së saj, prandaj dhe socialistët janë superior.
Është e vështirë të mundësh socialistët me një opozitë të përçarë.Opozita është një gjendje e rëndë, politika në Shqipëri se këta që drejtojnë janë niveli i ulët i intelektit. Këta janë uzuropues, prandaj shpresa jonë e vetme është SPAK.”