07.10.2024 - 18:00
Opozita ka thirrur protestë mbrëmjen e kësaj të hëne (7 tetor ora 18:00) dhe siç ka paralajmëruar PD-ja do të ketë mosbindje civile.
Ka nisur grumbullimi i mbështetësve të opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe po ashtu para selisë së Partisë Demokratike.
Ata mbajnë pankarta në duar me mesazhe, ndërsa forca të shumta të policisë janë dislokuar në institucione shtetërore për mbrojtjen e tyre dhe në gatishmëri për të ndërhyrë në raste tensioni.