MENU
klinika

Shmang takimet me figurat e larta

Një ditë para seancës në Kuvend, zyrtarja britanike shkon në selinë e PD

16.10.2024 - 11:54

Sekretarja e parë Politike e Ambasadës Britanike ka shkuar ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike.

Ajo ka shkuar në selinë blu me një përfaqësi të Ambasadës. Raportohet se ajo është takuar me Ilir Alimehmetin dhe Ilda Zhulalin, këshilltarë të PD-së në Bashkinë e Tiranës, duke shmangur kështu kontaktet me ‘krerët’ e mosbindjes civile si Gazment Bardhi apo Flamur Noka.

Pas shpalles nongrata të kreut të PD-së, Sali Berisha nga SHBA-të dhe Britania e Madhe vizitat në selinë e Partine Demokratike nga faktori ndërkombëtar kanë qenë të pakta.

Kujtojmë se nesër mbahet seanca plenare ku opozita ka paralajmëruar akte dhune para Parlamentit, ndërsa britanikët e kanë dënuar vazhdimisht këtë sjellje.