MENU
klinika

Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Roli i amerikanëve

“Një numër i madh të korruptuarish do shkojnë para SPAK”

12.10.2024 - 13:20

Në një kohë kur lufta kundër korrupsionit është bërë një nga prioritetet kryesore të shoqërisë shqiptare, Spartak Ngjela, avokat dhe analist i njohur, ka paralajmëruar zhvillime të bujshme në këtë fushë. Gjatë një reagimi për gazetën “SOT”, avokat Ngjela ka deklaruar se një numër i madh të korruptuarish do të përballen me drejtësinë përmes SPAK, duke theksuar edhe rolin kyç të amerikanëve në këtë proces. Këto deklarata të zotit Ngjela ngjallin interes të madh dhe hapin debat mbi mekanizmat e reformës dhe mbështetjeve ndërkombëtare që po formësojnë të ardhmen e sistemit gjyqësor në vend. “Nuk ishte protestë cilësore. Nuk u kuptua asgjë se nuk kishte ide. Çfarë përfaqësohet me protestë?

Pse vend diktatorial është Shqipëria? Pushteti ndërrohet me vota. Nëse nuk i ruani dot votat, hani gjuhën me dhëmbë. Këtu, të gjithë proceset e votimit janë të kontrolluara nga ndërkombëtarët. Përse nuk shkojnë në votime, se Partia Demokratike nuk ka vota, se kryetarin e ka të arrestuar dhe ‘non-grata’ në Amerikë. Mbaron loja për zgjedhjet. Kemi një parti e cila kryetarin e ka të arrestuar për korrupsion nga SPAK-u. SPAK-u nuk drejtohet nga shqiptarët por nga ndërkombëtarët. E çfarë inati kanë ndërkombëtarët të akuzojnë për korrupsion Sali Berishën. Kjo është logjika e gjërave. Të shkojë në Gjykatë dhe të marrë pafajësinë. Ai godet SPAK-un, kur ndërkohë ky i fundit drejtohet nga ekspertë ndërkombëtar të cilët i gjen lehtësisht në ambientet e SPAK-ut, të cilët instruktojnë gjendjen në koncept teorik dhe profesional. Të tjerat gjëra janë krejtësisht frikë nga korrupsioni. Ligji anti-korrupsion dhe krijimi i SPAK-ut është shpëtimi i Shqipërisë.

Nëse kjo do të shkojë deri në fund, gjë që nuk e kemi ne në dorë por e kanë ndërkombëtarët e mëdhenj që nuk kanë asnjë interes kundër Shqipërisë, kjo e fundit shpëton nga një gjendje e rëndë nga korrupsioni i lartë që kanë kaluar në 25 vitet e fundit. Të shohim se çfarë do të bëj SPAK-u. Shpresa e Shqipërisë është në SPAK. Është shumë i madh numri i njerëzve të korruptuar që do të shkojnë përpara SPAK-ut”, deklaroi Ngjela për gazetën “SOT”.

Ngjela sulmon Ramën

Më herët përmes një analize, avokat Spartak Ngjela ka hedhur akzua të ofrta edhe ndaj kryeministrit Edi Rama. “Çfarë e shtyn Edi Ramën që duke qenë kundër shqiptarisë kërkon të reformojë forcën serbo – ruso – franceze kundër zhvillimit etnik të shqiptarëve në Kosovë. Ajo se çfarë po duket nga veprimet aktuale të Ramës, dallohet se Rama po ka një ndjenjë inferioriteti kundrejt intelektit të lartë shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë. Kot lodhet se, edhe pse ka një dëshirë antishqiptare, Beogradi, Moska dha Parisi po zhgënjehen për forcën e tij të intelektit politik. Sepse… Rama nuk ka formim akademik për të qenë një intelektual i logjikës reale për shtetin, dhe prandaj po vuan në antishqiptarizmin e tij.

Asgjë nuk do të bëjë dot, sepse dihet që Shqipëria dhe Kosova janë nën kontroll të fortë amerikan në mbrojtjen reale të shqiptarisë. Kot e ka ky birbo që futet aty ku kanë thyer hundët të gjithë kundërshtarët antishqiptarë në mbi 500 vite rresht. Asgjë nuk i bën dot ti shqiptarisë, o Ramë ziu! Asgjë. Kot lodhesh do të ikësh e të thyesh qafën nga posti i kryeministrit. Antishqiptaria sot është në krizë. Kjo i ka mërzitur të gjithë, sidomos arresti dhe akuza për korrupsion që SPAK i ka ngritur Sali Berishës, ka krijuar tension në Beograd dhe në Moskë. Edha Rama në turbullirë mendore është, por nuk po kupton dot asgjë, sepse nuk e di se sa e fortë dhe se sa inteligjente është forca amerikane në Shqipëri dhe në Kosovë. Rama do largohet si një kryeministër i falimentuar, pa kuptuar dot asgjë se si dhe pse falimentoi. Kurse… Një ndodhi banale ishte ngritja e Komisionit Parlamentar për t’iu kundërvënë me forcën e Parlamentit hetimeve antikorrupsion që ka ngritur SPAK, sidomos se ky komision mendoje prej tyre se do të ishte në ndihmë të Sali Berishës.

Janë naivë dhe mediokër të dukshëm në analizat politike të drejtësisë dhe të akuzave antikorrupsion që ka ngriutr SPAK aktualisht. Dhe prandaj SPAK, duke i qëndruar strikt Kushtetutës se Shqipërisë, nuk e pranoi si palë komisionin hetimor të ngritur nga korrupsioni parlamentar, në bashkëpunim, sepse ata që e kishin ngritur, nuk e njihnin fare Kushtetutën e Shqipërisë. Kjo është gjendja, por sytë e antishqiptarisë janë kthyer sot te konflikti aktual Turqi-Izrael, i cili besohet se do të zgjidhet shpejt. Gjithsesi, na duhet të theksojmë se këta dy muaj që vijnë do të na japin shenja edhe më të forta që do të jenë në favor të shqiptarisë në Ballkanin Perëndimor. Anti-shqiptaria është goditur rëndë nga forca amerikane që është prezent në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe prandaj asgjë nuk bën dot më”, shkroi Ngjela.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk ka askush të drejtë të japë territor, është krim“

“Shteti i Bektashinjve”/ Ngjela kritika ndaj Ramës: Po gabon!