MENU
klinika

Orban bën paralajmërimin e fortë

Një tjetër ‘konflikt’ në front?/ “BE, drejt ‘luftës së ftohtë ekonomike‘”

04.10.2024 - 20:00

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban paralajmëroi të premten se Bashkimi Evropian po shkon drejt një “lufte të ftohtë ekonomike” me Kinën, ndërsa liderët e bllokut përgatiteshin për një votim në vendosjen e tarifave për importet e makinave elektrike të prodhuara nga Kina (EV).

Vendet anëtare të BE-së do të votojnë të premten nëse do të vendosin tarifa për pesë vjetët e ardhshme deri në 45% mbi importet e automjeteve elektrike të prodhuara në Kinë, raporton Reuters.

Nën udhëheqjen e Orbanit, Hungaria është bërë një partner i rëndësishëm tregtar dhe investimesh për Kinën, në kontrast me disa vende të tjera të BE-së që po mendojnë të bëhen më pak të varura nga ekonomia e dytë më e madhe në botë.
“Ajo që po na shtyjnë të bëjmë tani, ose ajo që BE-ja dëshiron të bëjë, është një luftë e ftohtë ekonomike”, ka theksuar Orban për radion shtetërore në një intervistë, duke iu referuar tarifave të propozuara ndaj Kinës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Erëra ndryshimesh” po fryjnë në Bruksel

BE mund të shpërbëhet më shpejt nga ç’pritet