MENU
klinika

Spahiu: Armiku i tij nuk është…

“Njeriu më i mërzitur nga arrestimi i Metës është Rama”

24.10.2024 - 12:00

Analisti Kreshnik Spahiu i ftuar në Top Story, në një diskutim për arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta dy ditë më parë, tha se sipas tij njeriu më i mërzitur nga ky vendim është kryeministri Edi Rama.

Kjo sepse është i vetmi kryeministër që nuk është nën hetim, thotë Spahiu, dhe se e ka mbrojtur dhe promovuar ish-presidentin edhe në kohën kur është sulmuar.

“Njeriu më i mërzitur nga arrestimi i Metës është Edi Rama. I vetmi kryeministër që nuk është nën hetim. Duhet të jetë i trishtuar sepse çdo paraardhës i tij, është hapur praktika penale për hetim për ushtrimin e detyrës në abuzim me ligjin. Është arrestuar njeriu të cilin e promovoi dhe e mbrojti në kohën kur populli po e sulmonte. U bë aleat i tij dhe e promovoi për 10 vite duke i krijuar imunitet ndaj drejtësisë”, tha analisti.

Spahiu deklaroi se ekzekutimi i këtij vendimi nuk ishte në dorën e kryeministrit, por të SPAK-ut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Altin Dumani dhe ekzekutimi i këtij vendimi është jashtë kontrollit të Ramës, sepse SPAK nxjerr sipas ligjit mënyrën si do ekzekutohet vendimi. Armiku i Metës nuk është Rama, por aleatët e Dumanit, ata që shkuan në zyrë 24 orë para dhe pas vendimit. SHBA asistojnë hapur dhe publikisht mbështetjen e Dumanit dhe SPAK për këtë gjë”, u shpreh analisti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Tregon që gjërat kanë ecur shpejt për reformën gjyqësore"

Arrestimi i Ilir Metës, Ursula von der Leyen: Nuk bëj komente!