Mungesa e dokumentacionit vijon të mbetet një ndër gangrenat kryesore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore sa herë që qytetarët paraqiten atje për caktimin e masës së pensionit në momentin që mbushin moshën, kryesisht, për punë të caktuara në ish-ndërmarrjet shtetërore, bujqësore apo kooperativa përpara viteve 1994.
Duke qenë se në shumë raste, qytetarët që kërkojnë të dalin në pension nuk kishin periudha kontributive pas vitit 1994, nuk plotësohet kushti minimal i periudhës së sigurimit, gjë që ka detyruar shumë qytetarë t’i drejtohen gjykatave me kërkesëpadi për njohjen e periudhave të padokumentuara të para vitit 1994. Ky proces, i cili zgjat në kohë, ka shpenzime të mëdha, e shpesh të papërballueshme për qytetarët.
ADVERTISING
Nisur nga kjo problematikë, përpara pak vitesh, qeveria aprovoi propozimin e ISSH për njohjen e periudhave të sigurimit në 72 kooperativa ku njohja e viteve të punës në mungesë të dokumentacionit u bë pa pengesa procedurale dhe kosto shtesë. Pra, në mënyrë automatike. Por kjo bazë ligjore e kufizon shtrirjen e zbatimit vetëm në një numër të caktuar ish kooperativash bujqësore të përcaktuara në VKM nr. 432/ 2021, duke mos e zgjidhur problemin në tërësinë e vet dhe duke krijuar diskriminim mes përfituesve. Gjithashtu, kjo bazë ligjore nuk zgjerohet në përfitues të tjerë, që mbartin të njëjtat problematika, siç janë përfituesit që kanë punuar në ish-institucionet dhe ndërmarrjet bujqësore si dhe ish ndërmarrjet bujqësore. Nisur nga kjo, këshilli i Ministrave ka përgatitur dhe hedhur për konsultim publik një ligj të ri, më gjithëpërfshirës për njohjen e periudhave kontribuitive në institucionet shtetërore, në ishndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore me qëllim që ISSH të mos përballet me të njëjtat problematika me të cilat është hasur në vite.
LIGJI I RI
Projektligji “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore” ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, të periudhave të punësimit në institucionet dhe në ish-ndërmarrjet shtetërore deri më datë 1.10.1993, data e hyrjes në fuqi e ligjit nr. 7703/1993; në ish-ndërmarrjet bujqësore deri më datën e hyrjes në fuqi të VKM nr. 452, datë 17.10.1992 “Për ristrukturimin e Ndërmarrjeve Bujqësore”, i ndryshuar dhe në ish-kooperativat bujqësore deri më datë 19.7.1991, data e hyrjen në fuqi e ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, i ndryshuar. Përmes tij, synohet që të mundësohet njohja e periudhave të sigurimit papengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron periudhën e vjetërsisë në punë paraqet mangësi që e bëjnë të pamundur njohjen e saj administrativisht, pa shpenzime për përfituesit dhe mbi të gjitha mundësohet përfitimi i e një pensioni, të paktën sa masa e pensionit social. Siç edhe citohet në relacionin e projektligjit, dokumenti në fjalë synon njohjen e të drejtave të fituara, por të padokumentuara dhe rrjedhimisht njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron periudhën e vjetërsisë në punë paraqet mangësi që e bëjnë të pamundur njohjen e saj administrativisht; eliminimin e shpenzimeve gjyqësore për përfituesit dhe shmangien e proceseve gjyqësore dhe ankimimeve në komisionet rajonale dhe qendrore të ISSH; përfitimin e një pensioni, të paktën sa pensioni social dhe në finale rritjen e mirëqenies së pensionistëve nëpërmjet përfitimit të pensioneve më të larta.
KUSHTET
Njohja si periudhë sigurimi për qytetarët që kanë punuar në ish- kooperativa, respektivisht me ditë, muaj ose vite të plota pune mund t’i njihen vitet e punës, por me kushtin që gjatë periudhës së deklaruar qytetari të vërtetojë që ka qenë me vendbanim në fshat ku ushtronte aktivitetin ish-kooperativë bujqësore si dhe nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie. Paga referuese për periudhën e sigurimit sipas këtij neni, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për pension, do të jetë sipas përcaktimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.561, datë 12.8.2005 “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”.
Për ish-ndërmarrjet shtetërore, kërkuesi i njohjes së viteve të punës duhet të vërtetojë që ka qenë me vendbanim në fshat ku ushtronte aktivitetin/ ish-ndërmarrja bujqësore si dhe nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie. Kërkesat për pensione, në të cilat janë deklaruar periudha punësimi në ishndërmarrjet shtetërore, institucione shtetërore, ish-ndërmarrje bujqësore, ish-kooperativa bujqësore, në detyra/ funksione specifike, llogaritja e të cilave ka efekte më të favorshme në masën e pensionit, se periudhat që njihen me kërkesën e përfituesit ndjekin procedurën sipas legjislacionit në fuqi. Njohja e periudhave të punësimit bëhet:/ për pensione që nuk janë caktuar deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, pavarësisht datës së plotësimit të moshës për përfitim;/ për pensione kur kërkuesit i është caktuar pension nga sigurimet shoqërore, përpara datës së hyrjes në fuqi dhe janë në shqyrtim administrativ në Komisionin Rajonal të Ankimit dhe në Komisionin Qendror të Ankimit në ISSH, apo në proces gjykimi në gjykatë, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Brenda tre muajsh, ISSH duhet të/ miratojë listën/ e/ ish kooperativave/ bujqësore dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore sipas vitit të krijimit të tyre me përcaktimin e territorit të ushtrimit të aktivitetit./ Periudhat e punësimit të njohura me ligje të veçanta, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, vazhdojnë të njihen të tilla dhe nuk janë objekt trajtimi sipas këtij ligji.