Deputeti demokrat Flamur Noka thotë se protesta do të përfundojë “kur t’i teket opozitës”.
Nga sheshi “Shqiponja” Noka tha se Surreli do jetë destinacioni dhe se nuk do ketë narkopolici që do e mbrojë Surrelin nga revolta qytetare.
Ndërkohë gazetari i News 24 Osman Stafa raporton se ka përplasje mes policisë dhe protestuesve, pasi policia kërkon që të hapen rrugët para orës 20:00.
Flamur Noka: Akti i revoltës së mosbindjes civile është i gjithi paqësor.
Ja ku e keni fytyra e policisë sot nuk është fytyrea e policisë së shtetit, por është narkopolicia e pushtetit. Të gjithë këta të veshur me uniformë përfaqësojnë interesat e bandave, sepse drejtuesi i tyre që i ka urdhëruar është emërtesë i krijimit të organizuar.
Është rast unik në botë që krimi i organizuar emërton drejtuesin e policisë.
Sikundër nipi i Spiro Kolekës dhe nipi i Enver Hoxhës kërkojnë të provokojnë qytetarët.
Po ua them këtu me shumë seriozitet, Surreli do jetë destinacioni dhe nuk do ketë narkopolici që do e mbrojë Surrelin nga revolta qytetare.
Ne nuk tërhiqemi! Nuk ka tërheqje, ka vetëm një gjë, strukje të drejtuesve të policisë