MENU
klinika

"Do t’ia bëjmë ferr planet qeverisë"

Oerd Bylykbashi: Nuk do të ketë normalitet në parlament

28.10.2024 - 19:17

Oerd Bylykbashi tha në përfundim të seancës plenare se nuk do të ketë normalitet parlamentar dhe se opozita është në mosbindje civile.

Ditën e nesërme tha ai, do të bllokohen akset kryesore në të gjithë territorin e vendit, ndërsa u shpreh se “do tia bëjmë ferr planet qeverisë”.

“Zgjedhjet -tha deputeti i PD- janë element farsë për të vulosur marrin e pushtetit, ku krimi është kokë e këmbë në marrëveshje me qeverinë”

“S’mund të ketë seancë normale të parlamentit kur flitet për gjoja hallet e qytetarëve, ndërkohë që në Portin e Durrësit mbërritën 102 kontejnerë mbetje toksike. Të ikura nga porti me lejen e institucioneve. Duhet të ishin para drejtësisë i gjithë zinxhiri drejtues, këta kërkonin normalitet. Nuk do ketë normalitet. Nuk mund të ketë normalitet kur zgjedhjet janë element farsë për të vulosur marrin e pushtetit, ku krimi është kokë e këmbë në marrëveshje me qeverinë. Porti është vatra e krimit të organizuar me licensë nga Rama, me persona që e përfaqësojnë atë marrëdhënie kriminale, produkt i politikes që ndodh në parlament, në këtë qeveri. Opozita në mosbindje civile, s’mund të ketë normalitet”, tha Oerd Bylykbashi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në terren, forcat “Shqiponja” dhe FNSH

Opozita do të bllokojë rrugët kryesore në vend, plani i masave