MENU
klinika

Gazetarja Anila Hoxha zbulon detaje

Fredi Beleri kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë!

12.10.2024 - 15:40

Fredi Beleri kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë. Siç bëhet me dije nga ky institucion për gazetaren Anila Hoxha, Beleri kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Antikorrupsion të Apelit, që e dënoi me dy vite burgim dhe deklarimin të pafajshëm të tij. Mbi detajet e rekursit të ish kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, gazetarja Anila Hoxha bisedoi me avokaten e tij Klodiana Gjyzari, e cila tregoi se përse iu drejtuan me rekurs Gjykatës së Lartë.

“Së pari tabulatet e dëshmitarit e tregojnë që nga data 8 maj deri në 12 maj, nuk ka qenë asnjëherë në Vlorë që të jepte deklarime apo të firmoste marrëveshjen për kryerjen e veprimeve të simuluara në prokurorinë Vlorë. Këto tabulate prokuroria e posaçme nuk na i dha, i morëm në gjykatë para konkluzioneve përfundimtare“, u shpreh ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Duam një Shqipëri që i afrohet Europës"

Beleri në Athinë, takohet me Mitsotakis

Betohet si eurodeputet i Parlamentit Europian

Lirohet nga burgu, Beleri flet për mediat greke:Jam i prekur

Gjykata merr vendimin

Fredi Beleri lirohet nga burgu