Teksa janë vendosur në pikat kryesore të vendit për të bllokuar rrugët, siç ishte parashikuar nga opozita, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit nga qeveria.
Në disa rrugët qytetarët kanë djegur gomat e makinave në shenjë protestë dhe revolte.
“Ervin Salianji, denoncuesi në burg, mafia në pushtet”, është shkrimi në pankartën e protestuesve.
Rrugët e bllokuara:
Rethrrotullimi i Levanit.
Rrethrrotullimi i Shkozetit.
Rrethrrotullimi i Bradasheshit.
Rrethrrotullimi i Rrogozhinës.
Policia ka angazhuar 1200 efektivë në të gjithë vendin për mbarëvajtjen e protestës, por edhe të koordinuar trafikun në rast bllokimesh. Një ditë më parë, Partia Demokratike informoi Policinë e Shtetit për protestën që do të zgjasë 3 orë, nga ora 17:00 deri në orën 20:00.