Analisti Ben Andoni i ftuar në rubrikën “Opinion” u shpreh se shumë shpejt Prokuroria e posaçme do të godasë shumë afër kryeministrit Edi Rama.
Ben Andoni: Nuk besoj që drejtësia është në dorën e zotit Rama sepse besoj që shumë shpejt edhe ai do të ketë probleme me drejtësinë. Drejtësia po mundohet të kalojë një cak. Habitem si politikanët shkojnë në SPAK e dalin duke qeshur.
Shumë shpejt besoj nga premisa logjike, jo nga informacione. Mazhoranca është vetë e frikësuar, edhe vetë Rama. Çuditem pse kanë pritur kaq kohë, Shumë shpejt do të trokasin edhe tek Rama. Sa kohë mazhoranca ia bën punën të vështirë SPAK-ut, kupton që tek kryeministri diçka po frikësohet. Momenti që opozita duhet të ngrihet. Tek Meta më çuditi që ndryshe nga ne nga përvoja e gjatë, duhej të përgatitej për këtë moment. Meta duhet të përgatitet për një rrugë pa kthim, që do të tregojë dinjitetin e tij dhe politikën që ka përfaqësuar.