MENU
klinika

Çfarë pritet

Pas arrestimit me ‘dhunë’ të Ilir Metës, Monika Kryemadhi bën lëvizjen e papritur

22.10.2024 - 12:21

Monika Kryemadhi do të flasë sot në mesditë nga Kryesia e Kuvendit, një ditë pasi ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK, teksa ndaj saj u vendos detyrim paraqitje. Sipas zyrës së shtypit nga Kuvendi i Shqipërisë, deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi do të ketë një konferencë për mediat.

“Në orën 12.00, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi konferencë për mediat nga Kryesia Kuvendit”, njoftoi zyra e shtypit e Kuvendit.

Arrestimi i Ilir Metes, ndaj të cilit SPAK ka ngritur tre akuza ngjalli polemika mes të cilave u quajt dhe ‘show’ ndërsa opozita e quajti ‘rrëmbim politik’ . I vetmi person që e shoqëronte në automjet Metës ishte sekretari organizativ i PL-së dhe nuk ishte asnjë punonjës i gardës së Republikës, siç Kushtetuta e parashikon për ish presidentët, por vetë Meta pak kohë më parë i largoi.