Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e të hënës në orën 18:00 Kryesinë. Kjo mbledhje vjen pas protestës së 7 Tetorit, në të cilën opozita nisi mosbindjen civile.
Në fokus të takimit, ku pritet edhe një fjalë e kreut të kësaj force politike, Sali Berisha do të jetë marrja e vendimeve për vijimin e aksionit opozitar.
Takimi i të hënës me anëtarët e Kryesisë vjen vetëm pak ditë para protestës së paralajmëruar nga deputetët demokratë në 23 Tetor para Parlamentit Europian në Strasburg.
Kjo lëvizje e pandodhur më parë ka për qëllim sensibilizim e faktorit ndërkombëtar për kauzat e opozitës, duke nisur nga arrestimet politike sipas saj të deputetëve demokratë, përjashtimet nga Kuvendi, si dhe kërkesa për qeveri teknike që do mund të garantojë zgjedhje të lira.