MENU
klinika

Sulmohen policët, hapet porta

PD thërret “përforcime”, mbërrijnë para Parlamentit protestuesit e Bashkisë!

17.10.2024 - 12:10

Protesta e opozitës ka vijuar të bëhet me intensive, teksa grupi i demokratëve që po tubonte para Bashkisë së Tiranës iu bashkua deputetëve te PD para godinës së Kuvendit te Shqipërisë.

Ata kanë arritur në pak çaste të hapin portën metalike para Parlamentit, duke kapur ne befasi policinë.

Për disa momente tensionet vijojnë para Parlamentit, ku janë shtuar forcat e rendit dhe efektivët e gardës.