MENU
klinika

Me shpejtësi tej normave dhe pa rripin e sigurimit

Policia bën bilancin, 23,414 gjoba në një javë për shoferët e “pabindur”

20.10.2024 - 12:00

Më shumë se 23 mijë drejtues makinash janë gjobitur gjatë javë që lamë pas nga policia rrugore në mbarë vendin, për shkelje të ndryshme të kodit rrugor

Gjatë monitorimeve në akset rrugore duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera, gjatë kësaj jave janë arrestuar 39 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë konstatuar 1456 drejtues automjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi 40 deri në 100 km në orë mbi normën e lejuar.

Drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me dyfishin e masës administrative maksimale dhe zbritje 3 deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

Njoftimi i Policisë Rrugore

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 23,414 masa administrative, nga këto:

* 5678 për shpejtësi tej normave të lejuara, me sanksione plotësuese.

* 1123 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

* 1235 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

* 2134 për parakalime të gabuara;

* 215 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

* 98 për manovra të rrezikshme në rrugë;

* 267 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;

* 9875 për parkim të gabuar;

* 2789 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

SPAK e mori të pandehur për shpërdorim detyre

Arrestohet ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja

Si do vijojë aksioni opozitar

PD mbledh Kryesinë!

Von der Leyen, të mërkurën në Tiranë

Presidentja e KE nis turin ballkanik nga Shqipëria