Protestuesit e opozitës i janë drejtuar godinës së Parlamentit, por nuk janë lejuar t’i afrohen pasi janë shpërndarë me gaz lotsjellës.
Brenda pak minutave sheshi përpara Parlamentit është boshatisur, pasi protestuesit janë larguar për shkak të gazit lotsjellës.
Më herët protestuesit u drejtuan fillimisht në kryeministri, ku pasi hodhën bomba molotov u transferuan në drejtim të selisë rozë. Edhe aty u hodhën disa bomba molotov, ndërsa I vunë zjarrin edhe një banderole që ndodhej në hyrje të selisë së PS.
Më pas protestuesit iu drejtuan ministrisë së Brendshme, ku edhe aty u ndoq e njëjta taktikë.
Pas ministrisë qytetarët shkuan në bashkinë e Tiranës. Edhe aty pasi hodhën molotov u shpërndanë me gaz lotsjellë.