MENU
klinika

Mbyllet pas tre orësh tubimi i demokratëve

Protesta e parë e opozitës në zbatim të mosbindjes civile!

07.10.2024 - 21:36

Opozita organizoi ditën e hëne protestën kombëtare në të cilën ka bërë thirrje për mosbindje civile. Demokratët u mblodhen fillimisht para Kryeministrisë dhe me pas kane protestuar me mjete prioteknike para Ministrise se Brendshme, Bashkise se Tiranes dhe selise se PS-se. Ne keto institucione u hodhe bomba molotov dhe jane djegur koshat e mbeturinave. Këto qëndrime të ashpra kanë ardhur pas dënimit me burg dhe heqjen e mandatit të Ervin Salianjit.

Ora 21:22 – Protesta e opozitës, deputetët demokratë dhe protestuesit shkojnë te selia e PD-së

Ora 20:57 – Policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës, nuk i lejon t’i afrohen godinës së Parlamentit

Ora 20:40 – Deputetët demokratë dhe protestuesit marshojnë drejt Parlamentit.

Ora 20:35 – Tubimi i opozitës, protestuesit thyejnë tabelat e reklamave dhe dëmtojnë sinjalistikën rrugore! Vijon marshimi në akset kryesore të kryeqytetit