MENU
klinika

“Të informojmë ndërkombëtarët se realiteti në Shqipëri…”

Protesta në Strasburg/ Deputeti Sula: Kërkojnë eliminimin total të opozitës

23.10.2024 - 12:27

Deputeti i PD, Dashnor Sula nga Strasburgu tha se aty ndodhen për t’i treguar ndërkombëtarëve se realiteti nuk është siç e paraqet kryeministri Edi Rama dhe qeveria.

Sula u shpreh se mazhoranca kërkon që të eliminojë në mënyrë totale opozitën, ndërsa u shpreh se shumica e deputetëve të PD janë përjashtuar nga parlamenti.

Ai tha se është dhunuar e drejta e opozitës në parlamentin e Shqipërisë.

“Jemi të qartë që propaganda e mazhorancës është e madhe. Do ishte mirë që opozita të intensifikoje takimet për informimin e institucioneve ndërkombëtare për ti treguar që realiteti nuk është sic e paraqet Edi Rama.

Dhunimi i të drejtave duke filluar në Parlamentin e Shqipërisë ku opozitës nuk i jepet asnjë e drejtë. U gris vendimi i GJK, do të thotë që është grisur kushtetuta.

Kërkojnë eliminimin total të opozitës. Të gjitha deputetët e opozitës janë jashtë parlamentit dhe kjo është një arrogance e qeverisë dhe zotit Rama”, tha Dashnor Sula për News24.