Partia Socialiste do të mbledhë sot Kryesinë në orën 18:00 nën drejtimin e kreut të PS-së Edi Rama. Mësohet se mbledhja do të ketë në fokus organizimin e punës në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Kjo mbledhje vjen në një kohë që situata mes dy kampeve politike mbetet e nxehtë dhe vetëm një ditë më parë SPAK arrestoi një ish-deputet të PS-së.
Edhe Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme në orën 18:00 Kryesinë e partisë për hapat e mëtejshme të mosbindjes civile. Kjo mbledhje vjen pas protestës së 7 tetorit, në të cilën opozita nisi mosbindjen civile. Në fokus të takimit, ku pritet edhe një fjalë e kreut të kësaj force politike, Sali Berisha do të jetë marrja e vendimeve për vijimin e aksionit opozitar. Takimi i të hënës me anëtarët e Kryesisë vjen vetëm pak ditë para protestës së paralajmëruar nga deputetët demokratë në 23 Tetor para Parlamentit Europian në Strasburg.