MENU
klinika

Nga Mero Baze

Pse PD po kundërshton dhe votën e diasporës?

21.10.2024 - 12:00

Është e qartë që PD po bllokon votimin e diasporës. Për herë të dytë në KQZ PD ka bllokuar miratimin e rregullores ndërkohë që po skadojnë afatet teknike për mundësinë e realizmit të votës.

Edhe pse deri më sot PD e ka mbështetur betejën e saj politike për votimin e diasporës si vendimtare për të, tani është e qartë se ajo është bllokuesja e saj.

Arsyet kryesore është fakti që PD u bind se socialistët e kanë seriozisht votimin e diasporës dhe nisën betejën elektorale në diasporë duke e bërë atë fakt të kryer. Takimet e Edi Ramës në Greqi , Gjermani e më pas në SHBA, si dhe takimet në shumë shtete të Evropës nga i ngarkuari për votën e diasporës në PS Taulant Balla, kanë krijuar një trembje tek PD lidhur me mundësitë që ka PS dhe PD për të bërë fushate në diasporë. Dhe po i bien shkurt duke e bllokuar atë.

Një tjetër arsye e fortë, janë sondazhet që ata bëjnë në diasporë dhe që u rezulton se ata dalin më keq në diasporë se sa brenda në Shqipëri. Për këtë po përpiqen të shpikin arsye teknike banale siç është rasti i të votuarit pa dokument të vlefshëm, duke e futur procesin në paligjshmëri totale.

Por mbi të gjitha, PD e shikon votimin e diasporës si një ta panjohur të madhe për shkak të dorëheqësit të saj Sali Berisha. Shumica e emigracionit tonë këto tredhjetë vite, është formuar nga dy valë emigrantësh ata të 91 dhe ata të 97. Të dyja këto valë emigrimi kanë një lloj alergjie ndaj Sali Berishës dhe kanë 34 vite në emigracion që në Shqipëri u shfaqet sërish si alternativë ai për të cilën ata kanë ikur nga Shqipëria.
Dhe ashtu siç ndodh rëndom me emigrantët që e ndërpresin filmin tek dita që ikin nga Shqipëria dhe shumica e tyre e kanë Sali Berishën arsye përse janë emigrantë.
Kjo i bën ata dhe më dyshues ndaj votës së diasporës

Arsyeja përse ata bënin një vit më parë sikur ishin dakord me votën e diasporës, ishte përpjekja për të luajtur blofin që t’ia faturonin këtë gjë Partisë Socialiste.

Tani që e panë që socialistët e kanë marrë seriozisht dhe po organizohen në diasporë, kanë filluar ta bllokojnë procesin teknikisht, si e vetmja mënyrë që të mos turpërohen duke thelluar humbjen.

Pas izolimit ndërkombëtar të PD nga Perëndimi, ky vetë izolimi i PD nga diaspora shqiptare është dhe më i rëndë, pasi e kthen PD në një forcë politike që ka fobi nga çdo gjë që vjen prej perëndimit, përfshi dhe votën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin

Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë

Audi i përdorur nga atentatorët i vjedhur në Tiranë 1 vit më parë

Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, detaje nga ekzekutimi mafioz!

Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit

Ndryshojnë disa nga zëvendës drejtuesit në qarqe!