MENU
klinika

Ku do merren paratë për rritjen e pensioneve

Publikohen shifrat/ Sa marrin pensionistët

22.10.2024 - 19:00

Publikohen shifrat/ Sa marrin pensionistët dhe ku do merren paratë për rritjen e pensioneve
Një ditë më parë, kryeministri Rama gjatë një takimi me pensionistët premtoi rritjen e pensioneve, teksa deklaroi se paratë do të dalin nga lufta kundër informalitetit. Thënë ndryshe, nga ato biznese që nuk deklarojnë pagat reale dhe si rrjedhim, nuk paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore. Nëpërmjet këtyre pagesave bëhet e mundur edhe dhënia e pensioneve.

Por sa marrin sot pensionistët shqiptarë?

Pensioni mesatar përllogaritet në 15.600 lekë. Por një pjesë e pensionistëve marrin shumë më pak se kaq. Bëhet fjalë për të moshuarit e zonave rurale. Sipas të dhënave, pensioni në fshat është vetëm 10,888 lekë dhe ai në qytet 18,615 lekë.

Për të kuptuar realisht sesa pak pension marrin të moshuarit në Shqipëri, le të bëjmë krahasimin me pagat.

Pensioni mesatar në vend përllogaritet në 15,600 lekë. Ky nivel është sa 39% e pagës minimale dhe 20.7% e pagës mesatare.

Emigrimi masiv dhe i pandalshëm gjatë dekadave të fundit, ulja e numrit të lindjeve dhe rritja e jetëgjatësisë së të moshuarve, janë faktorët kryesorë që ndikojnë te gremisja graduale e skemës së pensioneve në Shqipëri. Numri i kontribuuesve ka ardhur në rënie vitet e fundit, ndërsa numri i përfituesve, thënë ndryshe pensionistëve është rritur.

Aktualisht, kontribuojnë në skemën e pensioneve rreth 826 mijë persona, ndërsa përfitojnë 705 mijë pensionistë.

Këto shifra tregojnë qartë për vështirësitë, në të cilat ndodhet skema e pensioneve në Shqipëri.

Raporti kontribuues/përfitues në skemën e pensioneve, një tregues i rëndësishëm që tregon për shëndetin financiar të saj, ka arritur në 1.17. Kjo do të thotë se për çdo përfitues nga skema e pensioneve ka 1.7 kontribuues. Kjo normë tregon që ky ekuilibër i brishtë po ulet me shpejtësi drejt raportit 1 me 1, ku numri i kontribuuesve barazohet me atë të përfituesve.

Niveli i ulët i pensioneve është pasojë e drejtpërdrejtë e situatës së vështirë, në të cilën ndodhet skema e pensioneve në Shqipëri. Një skemë deficitare, e cila gjithmonë e më shumë po kërkon mbështetje financiare nga buxheti i shtetit, duke qenë një barrë e drejtpërdrejtë mbi taksapaguesit shqiptarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S'merr pjesën që i takon nga..."

“Kukësi po zbrazet nga emigracioni”

Do të ndahen rreth 7.8 miliardë lekë

Bonusi vjetor, sa do përfitojnë pensionistët!

"Duan të bëjnë presion tek sektori privat…"

“Burg për ata që nuk deklarojnë pagat”/ Eksperti zbulon skenarin