Vendimi i Gjykatës së Romës për të kthyer mbrapsht në Itali 12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti që ndodheshin në kampin në Gjadër ka sjellë përplasje mes Giorgia Melonit dhe magjistratëve.
Sipas La Repubblica, pavarësisht vendimit të gjykatës qeveria italiane nuk do të tërhiqet.
Prestigjiozja italiane raporton se Giorgia Meloni ka deklaruar se javën e ardhshme në Shqipëri do të vijë një grup tjetër me refugjatë. Kryeministrja italiane është shprehur se do të gjenden zgjidhje alternative.
“Pas përplasjes mes kryeministres Meloni dhe magjistratëve, ekzekutivi planifikon një transferim të ri të emigrantëve. Ndërkohë, anija e rojes bregdetare do të rikthejë në vendin tonë refugjatët pas moslegjitimitetit të ndalimeve të dekretuara nga drejtësia”, shkruan La Repubblica.