MENU
klinika

‘Shkodra i thotë jo krimit’

Qytetarët homazhe për viktimat e atentatit të Dobraçit

31.10.2024 - 14:07

Qytetarët e Shkodrës kanë paralajmëruar një homazh sot në ora 18:00 për të nderuar viktimën e vrasjes së ndodhur pasditen e djeshme dhe për të shprehur ‘kundërshtimin’ ndaj akteve kriminale. Në posterin e publikuar në rrjetet sociale, theksohet se homazhet do të jenë një thirrje kundër krimit, me sloganin “Shkodra i thotë jo krimit.” Kjo ngjarje pritet të mbledhë qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile që dënojnë aktet e dhunës dhe kërkojnë më shumë siguri në qytet.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Dobraç të Shkodrës, në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe. Një automjet i zuri pritë një “Mercedes”-i dhe hapi zjarr me breshëri kallashnikovi. Hamza Lici, i cili ndodhej në timon, mbeti i vdekur në vend, ndërsa Arlind Bushati, pasagjer, ndërroi jetë më vonë në spital. Tragjedia përfshiu edhe kalimtarët, pasi Lici humbi kontrollin e makinës dhe përplasi motorin ku ndodhej çifti Bashkim dhe Flutura Basha. Flutura humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj u plagos rëndë dhe po lufton për jetën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dalin pamjet nga vendngjarja (Video)

Masakra me disa viktima dhe të plagosur në Shkodër

Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit u vra në atentat me armë zjarri!

Saga e ekzekutimeve dhe historitë e përplasjeve